Tuna për albumin e ri: Është epos për fortunat e një zemre…

By

Para pak ditësh, Tuna promovoi albumin e saj të ri “Fortuna” për të cilin ka punuar një kohë të gjatë.

Pikërisht për albumin, këngëtarja pati për të thënë diçka, pas shumë mesazheve dhe telefonatave që ka marrë pas promovimit live në Maqedoni.

Tuna hyri në Instagram për të postuar disa fotografi dhe shkroi:

“Ende jam duke i procesuar mesazhet dhe telefonatat e atyre që dëgjuan live ForTunën… këtë roman të shkrirë në 7 kapituj. Me padurim pres që edhe ju të tjerët të më tregoni përshtypjet pasi ta “lexoni”. Do të gjeni veten në faqet e tij, ju garantoj… diku mes dorëzimit, përgjërimit, urrejtjes e dashurisë… do të gjeni edhe forcën për të falur… madje më së shumti veten. Vetëm nëse jeni gati të kuroheni. Ky album është kurë për zemrën e secilit që dashuroi… së paku një herë. Është epos për fortunat e një zemre… Fortunat tona le te jenë këngët më të bukura”.

Artikuj të ngjashëm