Tuna, emri kryesor i lakuar në mediat rozë javëve të fundit përkundër zhvillimeve në jetën private, me energjinë që e karakterizon nuk po i ndal angazhimet në rrafshin profesional.
E kërkuar nga fansat e shumtë edhe përtej sezonit të verës, mbrëmja e djeshme e gjeti këngëtaren në Zvicërr në koncert.
Bashkë me këngëtaren Edona Llalloshi, Tuna ka performuar në Zvicërr për shqiptarët e Lozanës.
Fotot nga bashkimi i artisteve nuk kanë munguar ku Tuna bashkë me Edonën shkëlqejnë me imazhin që reflektojnë megjithëse pjesa e trupit që po zgjon interesim më të madh shkaku i thashethemeve nuk është kapur në këndin e fotografisë tek Tuna e cila vërehet se është veshur gjerë. /Prive.al/