Duket se buja mediatike e krijuar sot pas publikimit të lajmit të ndarjes të paktën për Tunën ka ndikuar që tashmë si beqare të shfaqet ndryshe në rrjete sociale.
Një seri fotografish nga Turqia ku po pushon me tezen ka pasuar nga Tuna pas shkrimeve të shtypit rozë lidhur me zhvillimet në jetën private.
Në ndërkohë Cozman është mjaftuar me vetëm një të tillë në të cilën nuk është se duket edhe aq i lumtur. Fotoja është realizuar pas mbërritjes në ‘shtëpinë e vërtetë’ të Cozyt, Londrën.
Atje reperi do qëndrojë për një kohë më të gjatë duke u zhvendosur nga Prishtina, shpërngulje që padyshim i nevojitet pas një periudhe të kaluar me miqtë e tij në kryeqytet.
Me pak fjalë, nga çfarë shihet në rrjete sociale dyshja po e përjeton në mënyrë krejtësisht të ndryshme ndarjen pas lidhjes tre vjeçare. /Prive.al/