Tuna në shënjestër të kritikave

By

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është fjala për trendet në veshje.

Eksperimentet nuk kanë munguar nga këngëtarja që shpesh i ka paraprirë edhe yjeve botëror si Rihanna (lexo KËTU).

Por, duket se në xhirimet e klipit të fundit, Tuna ka shkuar pak më larg sesa që duhet duke i penguar shumë personave të caktuar.

Videoja e shkëputur nga sheshxhirimet e shfaq këngëtaren në veshjet e KTZ ku të varur ka rreth krahëve një dhelpër.

Ky fakt i ka irrituar shumë mbrojtësit e të drejtave të kafshëve të cilët kanë kërkuar nga këngëtarja të mësojë se kafshët duhet trajtuar me dinjitet dhe jo mizori.

Si kundër replikë, ishin fansat e shumtë të këngëtares që e kanë mbrojtur atë teksa kjo e fundit nuk ka reaguar në këtë rast të rrallë të zemërimit në shoqërinë shqiptare. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm