Tuna Sejdi është gati për një iniciativë të re, shumë humane.
Këngëtarja do t’iu dalë në ndihmë fëmijëve me nevojë.
Ajo përmes një postimi në InstaStory, ka zbuluar se do të jetë pjesë e organizatës zvicerrane “For children smile”, organizatë e cila u del në ndihmë fëmijëve me nevojë, fëmijëve të sëmurë, të prekur nga luftërat apo të goditur nga fatkeqësi natyrore.
Donacioni është njëra ndër mënyrat për të mbështetur fëmijët siç shprehet organizata.
Mësohet se Tuna do të bëjë një udhëtim disa ditor në Siri, ku do të takojë fëmijët me nevojë në vendin e dërrmuar nga lufta.
“Gati për udhëtimin tonë” – shkroi artistja në mbishkrimin e fotos të publikuar në InstaStory.
Një bravo e madhe! /Prive.al