Tuna dhe Patrisi vendosin emrin e djalit

By

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha në pritje të fëmiut të parë duket se tashmë kanë vendosur edhe për emrin e djalit.

Në vazhdën e përgatitjeve për princin, duke filluar nga veshjet e deri tek dhoma, çifti kanë bërë edhe zgjedhjen e emrit, pjesën më të vështirë.

Sipas të gjitha gjasave, djali do mbajë emrin Abel.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet vetë Tuna përmes një postimi në rrjete sociale ku në status shkruan me shkronja të mëdha: ‘A B E L’

Kujtojmë se këngëtarja është në fazën e fundit të shtatzënisë dhe pritet që për pak javë të sjellë në jetë Abelin. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm