Jemi afër gjysmës së nëntorit dhe ajo atmosfera e ëmbël e fundvitit fillon fillon e rritet.
Në një shtëpizë e mbushur përplot më dekorime të festave të fundvitit, Tuna dhe familja e saj Patrisi dhe Tiani, po kalojnë kohën më të bukur.
Së bashku me Tianin që këndon këngën e kantautorit shqiptar Armend Rexhepagiqi “Harrova”, ajo shijon edhe borën e parë të këtij viti duke na kujtuar sa e bukur është kjo kohë.
Kujtojmë qe projekti i fundit që ka publikuar Tuna është ‘Amoni’, madje ajo menjëherë pas publikimit të kësaj këngë i është përveshur punës për të sjellur projekte të reja.
Prive mëson se këtë javë që lamë pas ajo ka nisur kontaktet në studio muzikore. Këtë radhë, ajo ka zgjedhur bashkëpunëtorë të rinjë duke preferuar të punojë me Big Bang Beats.
Deri në finalizimin dhe publikimin e kësaj kënge nuk dihet se sa kohë do të shkojë mirëpo Tuna e ka ndarë mendjen që të mos pauzojë gjatë nga projekti në projekt. /Prive.al