Emri i saj vazhdon të jetë aktual duke krijuar vrull të qarkullimit të lajmeve dhe klikimeve në mediat elektronike.
Këtë duket se po e kanë parasysh një grup i caktuar i personave por të cilët me tendencë veçse kanë kaluar çdo parim njerëzor e gazetaresk në raportimet për këngëtaren Altuna Sejdi – Tuna.
Nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrjetin social Facebook po qarkullon një dezinformatë se këngëtarja e hitit ‘Dy tima’ ka pësuar një aksident të rëndë trafiku në Rrugën e Kombit gjë e cila nuk është aspak e vërtetë.
Kaq ka mjaftuar për të shkaktuar shqetësim të thellë ndër fansa, miq e mbi të gjitha familjarë që për orë të tëra rresht nuk kanë mundur ta marrin veten nga ky raportim i rremë shokues.
Por këtë seri të njëpasnjëshme të shpifjeve duket se Tuna, që është për mrekulli dhe nuk ka pësuar asnjë aksident nuk do e lë me kaq. Mësohet se këngëtarja e njohur do të ndjekë të gjitha mundësitë ligjore për t’i paditur këto portale fantome që me tendencë krijojnë shqetësime të pabaza ndër personat e afërt të Tunës. /Prive.al/