Truqe të çuditshme të bukurisë që na i mësuan të famshmet

By

Është bukur kur të famshmet ndajnë me ne sekretet e tyre për grim perfekt dhe që nuk përfshin ndonjë produkt qindra eurosh. Këto truqe mund të tingëllojnë paksa të çuditshme po janë super të thjeshta dhe që të gjitha mund t’i bëni në shtëpi.

Fondatina perfekte e Bella Hadid

Bella Hadid ka ndarë me ne një truk të saj që e ka mësuar në Japoni. Tingëllon e çuditshme po që pa dyshim funksionon. Vendosni fondatinën tuaj në fytyrë dhe vendosni pudër përsipër dhe pastaj zhyteni fytyrën në ujë të ftohtë për 10 sekonda. Rezultatet janë të pabesueshme!


Shkëlqimi i Cindy Crawford

Këtë truk Cindy e mësoi nga Kleopatra dhe ajo vazhdimisht e trajton fytyrën me qumësht. Është shumë e thjeshtë, e tëra që duhet të bëni është të përzini një lugë mjaltë, një lugë vaj lajthije dhe një lugë qumësht. Përbërjen pastaj e aplikoni në fytyrë me një brushë, dhe e leni të pushoj 10-15 minuta. Acidi laktik që ka qumështi do të pastrojë dhe freskojë lëkurën tuaj.


Ngjyra e flokëve të Nicole Kidman

Nicole ka ndarë me fansat e saj se si kujdeset për ngjyrën natyrale të kuqe të flokëve. Ajo lan flokët e saj me lëng të boronicës së kuqe. Vetëm përzieni lëngun organik të boronicës së kuqe me ujë dhe shpërlajini flokët me të pasi të pastroni flokët në dush.

Sytë pa rrathë të zi të Kim Kardashian

Përveç grimit poshtë nën syve, grimeri i Kimit, Mario Dedivanovic thotë se ai përdor edhe një krem që zvogëlon dukjen e rrudhave dhe rrathëve të zi. Kremi që përdor ai, është krem hemorroidesh i cili zvogëlon skuqjen dhe ënjtjen e nën syve. Mos e përdorni në baza ditore sepse mund ta thajë lëkurën tuaj.


Flokë voluminozë të Salma Hayek dhe Blake Lively

Salma Hayek dhe Blake Lively ndan me fansat e tyre, se kondimentin tonë të preferuar që e hedhim në patate të skuqura, ato e përdorin si maskë për flokë! Të dyja përdorin majonezë si maske flokësh, e cila përmban përbërës si veza, lëng limoni dhe uthull që nxisin shkëlqimin dhe volumin e flokëve. Aplikonin majonezën në flokë nga rrënja deri tek majet dhe pastroni me shampo dhe ujë pas 15 minuta. Paksa e shpifur por shumë gjeniale!

Buzët perfekte të Margot Robbie

Margot ndau me fansa se ajo nuk përdor kurrë balsam buzësh sepse ajo mendon se ato përmbajnë aditivë që thajnë buzët në mënyrë që kompanitë e balsamëve të buzëve t’ju detyrojë që të blini vazhdimisht në mënyrë që të zbutni buzët tuaja. Evitoni balsamët e buzëve që permbajnë fenol dhe mentol sepse këto thajnë buzët tuaja. Margot përdor Bepanten e cila përdoret për shërimin e thithave të gjoksit së nënave gjidhënëse.

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm