Libri i Princit Harryt duket se ka marrë vëmendjen e mediave botërore, ku rrëfimet e pazakonta kanë tronditur Pallatin Mbretëror.
Krahas lajmeve të bujshme, BBC i ka kushtuar një artikull dhe fitimeve që Harry pritet të marrë nga publikimi i librit.
Ndërsa asnjë shifër nuk është konfirmuar zyrtarisht, botuesi Penguin Random House thuhet se i ka paguar familjes mbretërore një paradhënie prej 20 milionë dollarësh.
Kur libri të dalë në tregun e Mbretërisë së Bashkuar, do të kushtojë 28 paund, ndërkohë që 20 paund do të kushtojë versioni audio.
Por jo të gjitha fitimet nga libri do t’i shkojnë drejtpërdrejt princit.
Në një deklaratë, Penguin Random House tha se disa nga të ardhurat nga libri do të shkojnë për bamirësi.
Kjo përfshin 1.5 milion dollarë të cilat do të shkojnë për Sentebale, një organizatë që mbështet fëmijët dhe të rinjtë e prekur nga HIV/AIDS në Lesoto dhe Botsvana.
Charity WellChild, e cila lejon të rinjtë me nevoja komplekse shëndetësore të kujdesen në shtëpi, do të marrë gjithashtu 300 mijë paund.