Tronditi një popull të tërë – Kjo princeshë hoqi dorë nga titulli mbretëror për dashurinë!

By

Princesha Mako e Japonisë është martuar me të dashurin e saj të kolegjit Kei Komuro – duke humbur kështu statusin e saj mbretëror.

Sipas ligjit japonez, anëtarët femra të familjes perandorake humbasin statusin e tyre pas martesës me një “të zakonshëm”, megjithëse anëtarët meshkuj nuk e bëjnë këtë.

Ajo gjithashtu anashkaloi ritet e zakonshme të një martese mbretërore dhe hodhi poshtë një pagesë që u ofrohej femrave mbretërore pas largimit të tyre nga familja.

Mako është anëtarja e parë femër e familjes mbretërore që i refuzon të dyja.

Çifti pritet të shpërngulet në SHBA – ku Komuro punon si avokat – pas martesës. Lëvizja ka sjellë krahasime të pashmangshme me mbretërit britanikë, Meghan Markle dhe Princin Harry, duke u dhënë të sapomartuarve pseudonimin “Harry dhe Meghan i Japonisë”.

Ashtu si zonja Markle, Komuro është nën vëzhgim intensiv që kur u njoftua për marrëdhënien e tij me zonjën Mako. Ai u kritikua së fundmi për modelin e tij të flokëve kur u kthye në Japoni.

Disa gazeta tabloide dhe përdorues të mediave sociale mendonin se modeli i flokëve të tij – i parë si i pazakontë në Japoni – ishte i papërshtatshëm për dikë që do të martohej me një princeshë.

Poashti është mbajtur edhe një protestë kundër martesës së çiftit. /Prive.al

The couple at a press conference on Tuesday

 

 

Artikuj të ngjashëm