Bota e modës është tronditur ditën e sotme me humbjen e një prej dizajnerëve dhe stilistëve më potent të kohës, Virgil Abloh.
Abloh, themelues i “Off White” ka shërbyer si drejtues artistik i “Louis Vuitton” nga marsi i 2018-ës.
Ai ka ndërruar jetë nga kanceri.
Lajmi ka ardhur si rrufe në qiell të pastër për miliona dashamirës të modës sepse nga viti 2019 kur ai ishte diagnostifikuar me një formë të rëndë kanceri, të gjithë betejën e kishte bërë në privatësi të plotë dhe askush nuk ka qenë në dijeni deri sot kur u dha lajmi i kobshëm.
Abloh, 41 vjeçar, ka hyrë në industrinë e modës tek Fendi bashkë me Kanye West. Ata dy filluan bashkëpunimin artistik që do shënonte nisjen e karrierës së tij përmes krijimit të “Off White”.
Abloh ishte i pari amerikan me prejardhje afrikane që ka qenë drejtor i një shtëpie luksoze të modes franceze.
Në vitin 2018, është listuar në 100 personat më me ndikim në botë. Pas ka lënë gruan dhe dy fëmijë. /Prive.al