“2 euro gang” nga Mozzik e Getinjo në asnjë moment nuk është nisur për të mbetur vetëm si label i vëllezërve të njohur.
Nga dita e parë, synimet kanë qenë që ky label të zgjerohet me artistë të tjerë, të rinj e pse jo edhe ekzistues.
Në këtë grup, me shumë gjasë do të hyjë edhe këngëtarja Beatrix Ramosaj.
Kjo e fundit ka ndezur kurreshtjen e fansave të shumtë me një postim të bërë mbrëmë nga Sunny Hill.
Në përshkrimin nga foto e festivalit në Tiranë, Trixa ka shkruar: “2 euro”.
Për më tepër, dyshja e vetme që e ka nxjerrë në Instagram nga ata që interpretuan kanë qenë dy vëllezërit të cilët e ndezën atmosferën mbrëmë në natën përmbyllëse të festivalit.
Kaq ka mjaftuar që fansat ta interpretojnë një zhvillim të tillë si shenjë e kalimit të Trixës në “2 euro gang”.
Për diçka zyrtare në këtë aspekt, do na duhet të presim edhe pak. /Prive.al