Tri vjet pa Dr. Florin, të gjithë e kujtojnë me dedikime prekëse (FOTO)

By

Janë bërë tri vjet qysh kur i famshmi Dr. Flori, ndërroi jetë duke lënë prapa vetes një zbrazëti të madhe në zemrat e miqve të tij e në familje.

Këngëtari që ishte pjesë e grupit “West Side Family”, u nda papritur nga kjo jetë tri vjet më parë.

Ai la një familje prapa vetes, bashkëshorten Blerinën dhe dy fëmijët, vajzën Kaltrinën dhe djalin Danielin, ndërsa në tre vjetorin e tij të vdekjes, janë gruaja e miqtë ata që e kanë kujtuar përmes dedikimeve prekëse në rrjete sociale.

Me një portret të bukur familjar, Blerina Kondi gruaja e tij, e ka kujtuar bashkëshortin, me një përshkrim: “Tri vjet pa babin”.

Më pas Landi e Ermal Mamaqi, miqtë e tij po ashtu e kanë shënuar këtë ditë, duke i dëshmuar Florit që nuk e kanë harruar.

Ndërsa këngëtares Aurela Gaçe, që Florin nuk e kujton vetëm në përvjetore, po i mungon ai pa masë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm