Tri vjet janë bërë me Maison De Parfum Prishtina, aty ku aromat thjesht shndërrohen në kujtime.
Ky dyqan me parfume nga më të njohurat, u bë cak i njerëzve që kanë shije në aroma e që deshën dhe duan t’i gëzojnë të dashurit.
Gjatë kësaj kohe, Maison De Parfum në Albi Mall, pati oferta në ditë speciale dhe ua mundësoi adhuruesve të parfumave, zbritjet dhe zgjedhje të përkryera.
Përveç kësaj, solli brendet që përdoren nga fytyra të njohura në botë, në mënyrë që të keni në raftet tuaja një aromë që nuk harrohet lehtë ose më mirë themi – KURRË!
Maison De Parfum do vazhdojë njësoj, duke sjellë çdo gjë që keni kërkuar, sa i përket aromave.
Parfumat të cilat janë UNIK dhe me të vërtetë specialë, do t’i gjeni gjithmonë në dyqanin që gjendet në Albi Mall.
Vazhdoni ta vizitoni këtë hapësirë që brenda vetes ka ‘Parajsën’ dhe aromën që keni kërkuar përherë!