24 orët e fundit kanë pasur një kryetemë – trekëndëshin Tea-Andi-Beart.
Fansat u shokuan kur doli sheshazi lidhja e Teas dhe Beartit vetëm pak ditë pasi doli çift me Andin.
Ndjekësit e programit “Përputhen” u shfaqën të indinjuar duke u ndjerë të mashtuar.
Për 24 orë, autorja apo prezantuesja nuk reaguan.
Por, Olsa ka lënë një mesazh të koduar tek sonte.
Përmes një fotografie ajo është shprehur:
“Një gënjeshtër mund ta fshehë të vërtetën por nuk mund ta ndryshojë të vërtetën”
View this post on Instagram
Mbetet të shihet reagimi i produksionit, veçanërisht për pretendimet e mbrëmshme të Andit se “është detyruar të dalë çift me Tean shkaku i kontratës”.
Dje, Olsa ishte e ftuar në emisionin Prive ku në rubrikën “5 data” zbuloi për herë të parë disa nga prapaskenat e programit.