Tre vite më parë, ajo ishte thjesht një artiste në tentativat e para për të çarë në tregun botëror të muzikës.
Kur ende emri i Dua Lipës nuk ishte afirmuar në një pikë të madhe, Jimmy Fallon i pati besuar paraqitjen dhe performancën në programin e tij, një shtysë pa dyshim tejet e mirëpritur në atë kohë.
E pas tre vitesh, Dua do rikthehet në emision duke ja njohur kreditet e mirënjohjes.
‘Jimmy Fallon më dha mundësinë e performancës së parë në ekranet amerikane në 2016-tën, menjëherë pas e përqafova shumë. Çuditërisht, ai më ftoi sërish pas saj dhe unë sërish jam tejët e emocionuar për t’iu bashkëngjitur në dy netë rreshtme 18 dhe 19 Dhjetor. Mos e humbisni’ – ka deklaruar Lipa në postimin e bërë.