Tre në prezantim këtë vit? Jonida i jep Dinit përgjigjen epike!

By

Vjeshta sjell sezonin e ri televiziv dhe me kureshtje shumë të madhe po pritet sezoni i dytë i Big Brother VIP Kosova.

Këtë herë pritja do marrë fund më shpejt sepse formati nis në muajin tetor.

Në një sesion me pyetje dhe përgjigje me ndjekësit, moderatori Alaudin Hamiti është përpjekur me sa mundet të thotë, që të shuajë kuriozitetin e ndjekësve në segmente të caktuara që iu interesojnë atyre.

Ai ka zbuluar se afro 90% e kastit të banorëve është mbyllur tashmë duke premtuar një super sezon.

‘A do jetë krah teje në prezantim Jonida prapë se na keni kënaq e mezi po presim me ja fillu BBV?’, ka qenë pyetja e njërit prej ndjekësve

Duke iu referuar pritjes së ëmbël të Jonidës përgjatë sezonit të parë, Alaudini me humor është shprehur: ‘Sezonin e kaluar kemi qenë tre, këtë sezon nuk e di nëse Jonida është prapë vetë e dyta me mua në prezantim’.

‘Dy jemi këtë sezon Dini, dy, të paktën deri tani’, ka qenë përgjigja e Vokshit e cila me shaka ka nënvizuar faktin se më e sigurtë është që mund të jetë banore sesa sërish në pritje të ëmbël këtë vit.

Dyshja janë më se gati për një tjetër sezon shpërthyes, numërimi prapa për të cilin veçse ka nisur! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm