Tre filmat nga Kosova, ‘Në kërkim të Venerës’ me regji nga Norika Sefa, ‘Luaneshat e Kodrës’ me regji nga Luana Bajrami dhe ‘Pa vend’ me regji nga Samir Karahoda, do të jenë pjesë e konkurencës zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Sarajevës.
‘Në kërkim të Venerës’ kishte premierën në Rotetardam ku fitoi çmimin Special të Jurisë; ndërsa ‘Luaneshat e Kodrës’ dhe ‘Pa vend’ ishin filmat e parë nga Kosova që shfaqën premierat në Festivalin e Kanës, në programin ‘Director’s Fortnight’ dhe në kategorinë kryesore.
Kjo do të jetë prezencë e madhe e filmbërësve tanë, ku vitin e kaluar Kosova rrëmbeu zemrën e Sarajevës me filmin ‘Exil’ të regjisorit Visar Morina.
Tre filmat janë mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.