Travis Scott paditet për vdekje të padrejtë

By

Një grua që thotë se humbi shtatzëninë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë përplasjes së turmës në Festivalin Astrowold, po padit Travis Scott dhe organizatorët e festivalit për vdekjen e padrejtë të foshnjës së saj të palindur.

Shanazia Williamson dhe bashkëshorti i saj Jarawd Owens nga Dayton, Ohio, thonë se ishin në pritje të një fëmije kur morën pjesë në Festivalin Astroworld më 5 nëntor 2021. Ata thonë se humbën fëmijën për shkak të lëndimeve që Williamson mori në festival.

10 persona u vranë gjatë përleshjes së turmës në festivalin muzikor Astroworld në Hjuston, Teksas, nëntorin e kaluar dhe gati 5000 thonë se u plagosën. Raportet thonë se Scott vazhdoi të performojë pavarësisht paralajmërimeve se turma ishte në rrezik.

Në dhjetor, Williamson dhe Owens ngritën padi kundër Scott, promovuesve të festivalit Live Nation dhe ScoreMore, kompanive të sigurisë Valle Services SMG dhe ASM Global, dhe korporatës Harris County Sports and Convention.

“Ndërsa ishte e pranishme në festival, Shanazia u shkel dhe u shtyp dhe rezultoi në lëndime të tmerrshme dhe përfundimisht vdekjen e fëmijës së palindur të saj dhe Jarawd-it”, thuhet në padi, “Përveç kësaj, Shanazia pësoi lëndime në shpatull, shpinë, këmbë, gjoks, stomakun dhe pjesët e tjera të trupit të saj”.

Padia e Williamson dhe Owens është një nga qindra të paraqitura kundër Scott dhe kompanive të përfshira në festival. Scott, labeli i tij Cactus Jack, Live Nation, ScoreMore, Apple, kompanitë e sigurisë së festivalit dhe vetë vendi i ngjarjes po përballen me miliarda dollarë dëme nga njerëzit e lënduar në festival.

Vetë Scott ka mohuar vazhdimisht çdo përgjegjësi për tragjedinë në Astroworld.

Ai performoi në skenë për herë të parë që nga tragjedia në një koncert në Miami fundjavën e kaluar. Ai është planifikuar të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të muzikës Billboard këtë të dielë.

Artikuj të ngjashëm