Këngëtarja me origjinë nga Prishtina, Rita Ora së fundmi ka habitur jo pak me fotografitë e postuara në rrjete sociale.
Ajo është dukur një tjetër Ritë dhe kjo ka bërë që të ketë dilema mes ndjekësve në rrjete sociale për një ndërhyrje kirurgjikale.
Hunda e këngëtares duket në miniaturë krahasuar me portretin me të cilin jemi mësuar ta shohim.
Nëse ka ndërhyrje në hundë, kjo nuk është e para për këngëtaren.
Në vitin 2015 mediat britanike kishin bërë krahasim duke raportuar me siguri të plotë mbi një ndërhyrje në hundë.
Më poshtë fotografitë e reja të ditëve të fundit (përfshirë paraqitjen në America’s Next Top Model). /Prive.al