Ndër vite ai ka ndërtuar një identitet në skenë ku zëri dhe muzika është sfera me prioritet teksa detajet tjera janë dytësore.
Por, për shëndetin e vetës duket që këngëtari Vedat Ademi kohëve të fundit i ka kushtuar më shumë kohë trupit të tij.
Orët intenzive në fitnes, ushtrimet e vazhdueshme dhe mënyra më e shëndetshme e jetesës kanë dhënë tashmë rezultatet e tyre.
Kjo është vërejtur më së miri në imazhet e fundit të këngëtarit që e shfaqin atë shumë fit, ndryshe prej kohës kur kishte disa kilogramë më shumë nga ç’duhej.
Fotot e mëposhtme flasin vetë… /Prive.al/
Vedat Ademi dje, me 5 Maj
Vedat Ademi në vitin 2011