Transformimi drastik i motrës së Encës thjesht do t’iu lë pa fjalë!

By

Motra e këngëtares Enca Haxhia, Uindi, tash e një kohë ka famën e saj dhe numrin e konsiderueshëm të ndjekësve në rrjete sociale.

Sidomos në Instagram, Uindi ka qenë gjithmonë goxha aktive duke ndarë copëza nga përditshmëria dhe pasionet e saj, me theks të veçantë, grimin.

Por, nëse mendoni se Uindi sot duket kështu, gaboheni.

As kështu!

Bukuroshja duket të ketë vendosur të transformohet muajve të fundit në linjat e saj trupore.

Ndryshimi me humbjen drastike në peshë u vërejt mbrëmjen që lamë pas në premierën e filmit ‘I love Tropoja’ ku motra Enca ka një prej roleve kryesore.

Nuk dihet metoda përmes së cilës Uindi ka humbur peshë brenda shumë pak muajve mirëpo me këtë transformim, pa dyshim se ajo është shndërruar në një shembull motivimi për këdo që ka problem me peshën duke dëshmuar se nuk ka gjëra të pamundura kur vendosshmëria nuk mungon. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm