Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Netflix dhe Sony ndalojnë projektet e Will Smithit pas sherrit në Oscar – Privé – Faqja Zyrtare

Netflix dhe Sony ndalojnë projektet e Will Smithit pas sherrit në Oscar

By

Will Smith duket se po humbet mundësitë e karrierës pas sherrit të tmerrshëm në Oscars.

Projektet e ardhshme të yllit të “King Richard” janë lënë në pritje si rezultat i pasojave që Smith po merr vazhdimisht pasi goditi Chris Rock në skenë.

Hollywood Reporter tha se të dy Netflix dhe Sony  kanë ndërprerë projektet e Will Smith pas incidentit.

“Netflix ishte në proces të gjetjes së një regjisori të ri për “Fast and Loose”, pasi David Leitch u tërhoq nga projekti përpara ndarjes së çmimeve të Akademisë”, tha THR. Smith do të luante një shef krimi me një problem memorie.

“Sony po frenon gjithashtu “Bad Boys 4”, i cili ishte duke u përgatitur përpara shfaqjes së çmimeve”, shtoi media.

Will goditi Rokun në fytyrë, pasi ky i fundit u tall me gjendjen mjekësore të gruas së tij Jada Pinkett Smith.

Të hënën në mbrëmje, Smith, megjithatë, kërkoi falje për veprimet e tij.

Artikuj të ngjashëm