Big Mama iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën në aksidentit tragjik të ndodhur pak orë më parë në autostradën Shkup-Tetovë.
Këngëtarja hyri në Instagram për të postuar një fotografi që simbolizon zi dhe për të shkruar: “Nuk kam fjalë për të ngushlluar me dridhet trupi për tragjedin që dëgjova .Ngushllime familjarēve që humbên të dashurit e tyre sot ne aksidentin tragjik në autostraden Shkup-Tetove. Shërim te shpejt të lënduarve. Lutjet tona qofshin me familjet që u prekën nga kjo tragjedi”.
Nëse nuk jeni informuar akoma, 13 persona kanë vdekur dhe rreth 40 të tjerë janë lënduar, në mesin e tyre 4 në gjendje të rëndë, pas një aksidenti me autobus që ka ndodhur sot në autostradën Shkup-Tetovë.
Ngushëllime familjarëve./Prive.al