Në muzikën shqiptare çdo vit depërtojnë prurjet e reja të artisëve, duke e bërë pak më të larmishme e duke sjellur freski në tregun tonë.
Ky vit përveç prurjeve solo nga artistët tanë, ka qenë dhe i mbushur me bashkëpunime të shumta si asnjëherë më parë.
Edhe pse me numër në rritje të këngëve të publikuara këtë vit, prap kënga më e dëgjuar shqiptare në bashkpunim mbetet prodhimi i vitit 2013 ‘Të ka lali shpirt’ nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi.
Kënga duket se do të mbetet gjatë si njëra ndër këngët më të dëgjuara shqiptare, pasi deri tani ka grumbulluar mbi 230 milon klikime në Youtube dhe ka lënë shumë mbrapa këngët tjera.
‘Bow Down’ ishte njëri ndër hitet e kësaj vere, bashkëpunimi i Noizyt dhe Encës arriti të zë vendin e dytë sipas klikimeve në Youtube duke grumbulluar kështu plot 47 milon klikime teksa padyshim ishte dhe suksesi më i madh i arritur ndonjëherë nga dyshja.
Bashkpunimet mes reperve Getoar Selimi dhe Mjakut, kohëve të fundit po rezultojnë shumë të suksesshëm.
‘Sjena Mo’ ishte hiti i vitit 2015 teksa projekti arriti grumbullojë 37 milon klikime deri më tani në platformën e Youtube.
Po të njejit emra bashkëpunues Geti dhe Majku zënë vendin e katërt me projektin e tyre ‘Ajo’ lansuar më 16 korrik të vitit 2016, projekt ky i cili u ndëgjua në pothuajse në çdo cep ku ka shqiptarë duke grumbulluar kështu 32 milon klikime teksa pritet që kjo shifër të rritet vazhdimisht sepse projekti po ndëgjoht ende.
E në vendin e fundit në këtë klasifikim është ajo e cila dikur ishte mbretresha e klikimeve, një nga bashkpunimet më të përfolura , të një çifti mjaft të komentuar.
Viti 2013 ishte kulmi i karrierës për këngtaren nga Shkupi, Altuna Sejdiu ,e cila së bashku me të dashurin e saj aso kohe reperin Cozman sollën bashkpunimin ‘Fenix’ e cila deri më tani ka arritur shifrën e 31 milon klikimeve.
Top lista e bashkpunimeve më të klikuara po ndryshon me prurjet e reja dhe po bëhet mjaft konkuruese tesksa projektet e fundit vetëm se po i japin një hijeshi kësaj gare. /Prive.al/