Tolgahan shtrohet në spital nga COVID-19

By

Bashkëshorti i Almeda Abazit,  aktori turk Tolgahan Sayisman është prekur nga Covid-19 dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore është detyruar të shtrohet në spital.

Ai e ka bërë vetë të ditur në rrjetet sociale, ku u shpreh se ka vendosur të vazhdojë trajtimin në spital dhe ju ka bërë thirrje të gjithëve të tregojnë kujdes.

“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, ka shkruar Tolgahan në deklaratën e tij.

Almeda nuk ka bërë asnjë reagim në rrjete sociale. Kujtojmë se çifti janë në pritje të një fëmije të dytë, që mund të vijë në jetë nga momenti në moment.

Artikuj të ngjashëm