Shquhet për devotshmërinë ndaj fesë së cilës i përket.
Reperi Arian Agushi – Gold AG mundohet vazhdimisht të jetojë në bazë të parimeve të Islamit.
Por, duke qenë se është edhe shqiptar nga përkatësia etnike, reperi e ka të dukshme edhe tolerancën etnike.
Këtë e ka bërë të ditur sonte kur ka paralajmëruar një koncert në Kanadë, tek e cila shkon për të parën herë.
Ky koncert bëhet për mbrëmjen e Pashkëve dhe është organizuar nga misioni shqiptar katolik ‘Shën Nënë Tereza’ me seli në Toronto.
Gjithë shqiptarët bashkë, pa dallime! Ku ka më mirë?! /Prive.al