Pak ditë më parë, Prive.al raportoi mbi dyshimet e krijuara në rrjete sociale për një ribashkim të Lori Hoxhës me të dashurin e saj shumëvjeçar, Vis Bajraktarin.
Gjithçka nisi nga detaji i një bluze të njëjtë të veshur në një interval kohor prej pak javësh nga njëri-tjetri.
Ndonëse veshja e njëjtë mund të ketë qenë “rastësi” një tjetër detaj duket se i vë vulën ribashkimit.
Visi në Snapchat është shfaqur i veshur sportiv dhe gjejeni pak se me çfarë?
As më pak e as më shumë se veshjet sportive të koleksionit të parë të Lori Hoxhës i cili u nxor në shitje në filim të Dhjetorit.
Të jetë kjo një tjetër rastësi? Vështirë të konsiderohet e tillë! /Prive.al