Meqenëse është njëri ndër kantautorët më të kërkuar shqiptarë, me prodhimtarinë më të madhe artistike, ai edhe i mbush sallat e klubeve të natës sa herë që performon.
Kushdo që nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë koncert të Flori Mumajesit, duket të shkojë sa më parë dhe rregulli numër 1 është: mbani faculeta afër vetes.
Këngëtari i jep flakë atmosferës kudo që performon, i shoqëruar nga grupa e tij Three Dots, Klajdi Haruni dhe Bruno e po ashtu DJ Vicky.
Mumajesi mbrëmë në Tiranë, ka qenë në top formë me interpretim, duke kënduar para një audience me qindra veta.
Si gjithnjë ai nuk e ka harruar edhe ritin e shpërndarjes së palomave në publik, për ta përballuar më lehtë zjarrin që i jep trupit publiku, sa herë Flori këndon. /Prive.al