Si projekt ishte pritur gjatë tërë verës. Megjithatë, kënga ‘Tigër’ e Ronela Hajatit nuk kishte parë asnjëherë dritën e publikimit.
Edhe pse ishte tërësisht gati, kënga nuk u publikua për faktin se këngëtarja pati mosmarrëveshje me produksionin me të cilin nënshkroi të ishte nën menaxhim.
Por, ‘Tigër’ me gjasë do publikohet së shpejti, nga Ronela si artiste e pavarur. Prive mëson se brenda pak ditëve ky krijim muzikor do të gjendet në Youtube në versionin e videos me tekst.
Ndryshe, ‘A do si kjo’ është kënga e fundit e Ronelës që korri shumë sukses duke arritur dëgjueshmëri e shikime në Youtube. /Prive.al/