Ti qëndrosh pranë deri në vdekje asaj që ta fali jetën (Video&Foto)

By

Na sjellin në jetë, na falin kujdesin,dashurinë dhe gjithë përkushtimin e tyre. Këto janë nënat ato që japin edhe shpirtin e tyre për dhuratën më të çmuar që mund ta kenë pasur, fëmijën e tyre.

Por janë fëmijët ata që me kohë jeta sikur i largon nga prindërit e tyre, qoftë për shkak të angazhimeve në karrierë qoftë për ndonjë kapriço që ta luan mendjën.

Zanfina Ismaili nuk është një nga ata fëmijë, nuk është vajza që braktis nënën e saj as për karrierë as për çfarë do tjetër.

Prive.al ishte deshmitare në shumë raste kur ajo pa reshtur tregoi se sa e lidhur dhe sa dashuri e kujdes tregon për nënën e saj tashmë të ndjerë Monën.

Ditë më parë morrëm lajmin që për një kohë do të pauzonte nga muzika, fakti i përkeqësimit të shëndetit të së ëmës dhe përkushtimi e kujdesi maksimal ndaj saj mund të ketë qenë kjo arsye kaq e fortë për një pushim të tillë nga karriera e saj.

Tash kur veq nëna e saj ka ndërruar jetë, Zanfinës ska pse ti mbetet asnjë peng, ajo u bë shembull i slloganit të famshëm “ të duash,të respektosh dhe të nderosh deri sa vdekja të na ndajë”/PRIVE.AL/

zanfina-2_6181

Artikuj të ngjashëm