“Ti je Placebo”, libri fantastik që duhet ta lexoni me patjetër!

By

Libri i njohur “Ti je Placebo” shkruar nga autori i famshëm amerikan Joe Dispenza dhe i shqipëruar më vonë, është një nga librat që mbet në kujtesën tuaj për gjatë dhe që ia vlen të lexohet nga të gjithë adhuruesit e leximit.

Të gjithë frymëzohemi nga histori të “shërimeve të magjishme”, por ajo që Joe Dispenza na rrëfen në këtë libër fantastik është se të gjithë kemi potencialin për të ndërmarrë shërime të tilla të mrekullueshme. Joe Dispenza na e dëshmon shkencërisht se përtëritja është e instaluar në secilën pore të trupit tonë, kështu që sëmundjet dhe degjenerimet janë përjashtime, e jo rregulla.

Gjëja më intriguese është se Joe në këtë libër, mbi të gjitha, na e sjell përvojën e vet të shërimit të frakturave të shumëfishta në boshtin kurrizor pa pasur nevojë për ndihmë mjekësore – vetëm me fuqinë e mendjes.

Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.

Shumica prej nesh nuk ka kohë apo prirje të mjaftueshme për t’i kuptuar disa procese biologjike. Pikërisht në këtë pikë ky libër na ofron një shërbim të mirë. Joe gërmon thellë në shkencë për t’i shtjelluar këto procese dhe për t’i paraqitur ato në një mënyrë të lehtë dhe të kuptueshme. Duke përdorur analogji dhe raste historike ai demonstron me saktësi mënyrat se si mund t’i aplikojmë këto zbulime në jetën tonë të ditëpërditshme.

Ne ju sollëm një përmbajtje të shkurtër nga ky libër fantastik, prandaj mos humbni shumë kohë, pa lënë pa lexuar këtë libër në gjuhën shqipe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm