Nëna e Ellen ka folur hapur për abuzimin seksual të vajzës, gjë të cilën e bëri vet Ellen publike.
89 vjeçarja Betty foli për herë të parë që kur Ellen e bëri publike që ishte viktimë e abuzimit seksual nga një burrë me të cilin e ëma ishte martuar. Abuzimi kishte ndodhur në vitet e adoleshencës së Ellen.
“E di se një nga gjërat më të vështira është të flasësh pas abuzimit seksual. E dua vajzën time dhe do të doja të kisha kapacitetin ta dëgjoja atë kur më tregoi se çfarë kishte ndodhur. Jetoj me atë pendim dhe nuk do ja dëshiroja asnjë prindi. Nëse dikush që e njihni ka kurajon të flasë hapur për diçka të tillë, ju lutem besojeni,” tha Betty për NBC News transmeton Prive.