‘The Voice’, audienca zhgënjehet ende pa nisur spektakli

By

‘The Voice of Albania’, spektakli që ka nxjerrur disa prej zërave më të mirë së shpejti nis edicionin e rradhës duke mos ndalur rrugëtimin përkundër viteve dhe trendeve.

Sezoni i gjashtë u nis të përmendej në konutacion të mirë për faktin se një prej befasive të këndshme që nuk pritej aspak u zyrtarizua kur edhe u bë e ditur se Alban Skënderaj do jetë pjesë e jurisë për të parën herë pas disa sezoneve rresht si stoik në ‘X Factor’.

Por, shija e mirë me Albanin nuk ka mbetur më pas për faktin se një zhgënjim i madh ka pasuar në momentin kur lista e plotë e trajnerëve është publikuar nga spektakli.

Krahas Albanit, Besa Kokëdhima, Rona Nishliu e Xuxi do jenë emrat që kompletojnë katërshen e cila nuk iu ka pëlqyer edhe aq publikut për faktin e zëvendësimit të dy prej emrave më të preferuar, Almës dhe Sidritit.

Dyshja e mbetur që prej nisjes së rrugëtimit të spektaklit, për arsye të paditura nuk do t’i shohim më në karriget e mëdha përballë konkurentëve.

Mbetet të vërtetohet me kohën nëse me Xuxin, Ronën, Besën e Albanin publikut do t’i transmetohet kimia e këndshme si në të kaluarën kur spektakli i talentëve kishte kompozicion totalisht të ndryshëm. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm