The Telegraph i kushton një artikull suksesit të orëtarit kosovar Rexhep Rexhepi

By

Mediumi prestigjioz britanik The Telegraph i ka kushtuar një artikull Rexhep Rexhepit, një shqiptar që prej kohësh jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës – i njëjti ka shënuar sukses me krijimin e orëve.

Brenda artikullit ku përfshihet edhe një intervistë me orëtarin Rexhepi, përshkruhet historia e tij e detajuar që prej shpërnguljes si pasojë e luftës së fundit në Kosovë, tek triumfi në kompeticione dhe sukseset e korrura në Zvicër.

“Më 28 shkurt 1998, shpërtheu Lufta e Kosovës, duke shpërngulur më shumë se një milion shqiptarë të Kosovës. Rexhepi, atëherë 11 vjeç, dhe dy vëllezërit e motrat e tij u dërguan në Zvicër”, shkruan pos tjerash mediumi, duke përshkruar historinë e Rexhepit.

Rexhepi ka fituar nga RRCC çmimin Grand Prix d’Horlogerie de Genève për Orën më të Mirë të Burrave.

Çmimet për një krijim të Rexhepit variojnë nga 50.000 deri në 350.000 funte, dhe listat e pritjes shkojnë me vite – vitin e kaluar një orë e tij u shit në Phillips Hong Kong për afër 750.000 funte.

Vitin e kaluar, Rexhepi gjithashtu bashkëpunoi me markën Louis Vuitton në një botim orësh me 10 pjesë për të mbështetur çmimin Louis Vuitton Watch.

Artikuj të ngjashëm