Seriali final i shumëpritur i dramës së Netflix “The Crown” ka publikuar katër episodet e tij të para.
Seria e gjashtë, e cila mbulon jetën e anëtarëve të familjes mbretërore britanike pas aksidentit fatal me makinë të Princeshë Diana në Paris, është ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë, e përbërë nga katër episode, transmetohet sot më 16 nëntor në Netflix.
Gjashtë episodet e radhës të serisë përfundimtare do të publikohen më 14 dhjetor, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.
Ky serial i ri fillon aty ku e la i fundit. Aktorët e rikthyer përfshijnë Staunton si Elizabeth, Jonathan Pryce si Phillip, Dominic West si Charles dhe Elizabeth Debicki si Diana.