Thashethemet morën dhenë: Njihuni me çiftin më të ri në shoubiz

By

Botës së shoubizit ndoshta i është shtuar edhe një çift dhe thashethemet për këtë, nuk kanë të ndalur.

Plot media ndërkombëtare kanë raportuar për një lidhje të mundshme në mes këngëtarit të Coldplay Chris Martin dhe aktores Dakota Johnson.

Siç duket, ylli i filmit Fifty Shades Freed dhe këngëtari 40 vjeçar, ishin në Izrael gjatë muajit të kaluar.

Ata janë parë në koncertin e Nick Cave e më pas kanë shkuar për darkë në një restorant në Herzliya.

“Ata erdhën këtu dhe ishim tepër të mirë. Ishte një surprizë. Dyshja u ul bashkë me Nick Cave në tavolinë. Nuk i pashë duke u puthur apo duke i mbajtur dorën njëri tjetrit”, ka thënë një burim për revistën amerikane Us Weekly.

Ndërsa një burim tjetër ka thënë për këtë revistë se ata definitivisht janë në një lidhje romantike.

E muajin e kaluar, fansat e Coldplay e panë Dakotën në një koncert të Martin në Argjentinë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm