Tha se kishte flirtuar me Fifin, Stresi tani i fejuar sqaron gjithçka

By

I ftuar të hënën në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, Arkimed Lushaj në një lojë me nikoqirin Alaudin Hamiti, tha se kishte flirtuar me këngëtaren e njohur shqiptare, Fifin.

Por këtë përgjigje po del ta ketë thënë vetëm për efektin e lojës dhe për t’i ikur ngrënies së ushqimit të shpifur që i ishte servuar në tavolinë.

Në këmbim të një shijeje të tmerrshme, ai u përgjigj se kishte flirtuar me Fifin në mënyrë që të mos hante asgjë.

Mirëpo pasi lajmi qarkulloi ngado, Stresi që ka kohë që është në lidhje me Kejsin e tani edhe është martuar ligjërisht me të, e ka sqaruar situatën duke hedhur faj tek mediat që ia kanë nxjerrë nga konteksti i lojës përgjigjen.

“Me fjal merren te gjithe me fjal ta hajn M…. Te Gjithe … a e kuptoni qe sdini se cfare thuani nuk dini te kuptoni nje loje ne nje televizion Prestigjoz dhe doni te beni buj me shkrimet tuaja .(Kazana Plerash) Media e flliqur se kam me te gjithe por ato e din se per ke e kam . Me asnjeren prej kolegeve skam pasur te bei e as te kem pasur flirt apo dicka tjeter . Gjithsesi E doni Dhe ju Nje rroge prej 350 mi lekesh ne muaj dhe lendoni njerez tjere”, ka shkruar Stresi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm