Këtë vjeshtë, këtë dimër, vitin e ardhshëm… Ky cikël i përgjigjeve ka vazhduar tash e një kohë për Teuta Selimin sa herë është pyetur për këngën e re me videoklip.
Shkaku i angazhimeve dhe detajeve të tjera, këngëtarja e njohur ka shtyrë publikimin e projektit të saj të ri duke i lënë fansat në pritje.
Por duket se pritja ka pasur një arsye dhe do ia vlejë!
Shumë mund në aspektin e këngës dhe vizualitetit duket të jetë fokusuar në këngën e re të Teutës e cila pritet të vijë shumë shpejt.
‘Akull’ mban emrin ky projekt i cili është në sinkron me sezonin, gjë e reflektuar edhe në imazhin e këngëtares.
Në një prej fotografive ku paralajmëron këngën, Teuta duket si një princeshë ‘Frozen’ me kapelën, vathët dhe ngjyrën e kaltërt dominuese.
Se kur ‘Akull’ do jetë gati për publikun, nuk dihet me datë të saktë, sidoqoftë besohet se kjo do ndodhë para Vitit të Ri. /Prive.al/