Këngëtarja Teuta Selimi ka zbuluar se shumë shpejtë do të vijë një këngë e re nga ajo.
Lajmi është bërë i ditur përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj në Instagram, nën të cilën shkroi: ‘Këngë e re vjen së shpejti’.
Projekti i saj i fundit ishte bashkëpunimi i saj i parë me reperin Agon Amiga me titull ‘Lej Lej’ e cila mori miliona klikime në youtube.
Ndërkaq për këngën e re, Teuta nuk dha detaje më shumë./Prive.al