Janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizit, e po ashtu e gjithë familja e tyre është nën llupën e fansave e medias për çdo lëvizje që bëjnë.
E fundit nga ta është pushimi që kanë nisur, siç do e zakoni në Janar preferohen malet me borë, e familja e Teuta Krasniqit tashmë po relaksohen në villën e tyre në Brezovicë.
Gjatë ditës së djeshme, Teuta dhe Adonisi i kanë mësuar vajzat për të skijuar, e më pas koha familjare ka qenë e mbushur edhe me filmin ‘Little Stuart’.
Mirëpo, pas orëve me vajzat, Teuta dhe Adonisi gjetën kohë dhe për vete e këtë e kanë ndarë edhe përmes llogarive zyrtare në Instagram.
Në postimin e bërë të aktores, shihet bashkëshorti i saj në saunën që është e instaluar brenda villës së tyre. /Prive.al