“Tension, paragjykime dhe sfida të reja”,  sonte në premierën e episodit të dytë të “Doktori i mrekullive”.

By

Mbrëmë në Klan Kosova ka nisur seriali fenomen i ekraneve turke “Dokori i mrekullive”, me protagonist ka Ali Vefa i cili është i prekur nga autizmi por që ka dhe sindromin Savant.

I pakrahasueshëm me njohuritë e tij në mjekësi, përkatësisht kirurgji por që asnjë spital nuk e pranon në punë për shkak të frikës se mund të ketë ngecje dhe të ndikojë tek pacientët.

I gjithë bordi voton kundër pranimit të tij në klinikë, mirëpo drejtoresha e saj ndryshon mendje kur sheh në lajme Aliun i cili kishte ndihmuar një fëmijë në aeroport e madje kirurgu Ferman e praktikon këshillën e tij në operimin prej të cilit e larguan.

Dituria e tij e shpëton djaloshin por ai vazhdon të përballet me mos pranimin e tij si doktor e madje fillojnë tensionet mes tij dhe Fermanit, i cili ishte kundër të punuarit me Aliun në spital edhe pse rrëfen se është i talentuar.

Ngarje të reja dramatike shoqërojnë episodin e ri të serialit që ka thyer rekorde shikueshmërie “Doktori i mrekullive i cili transmetohet në Klan Kosova nga e hëna në të premte në ora 19:00 e ndërsa ritransmetimi të nesërmen në ora 11:15.

Mos e humbisni këtë serial i cili është i bazuar në ngjarje të vërtetë./Prive.al

Promo – Doktori i mrekullive

Episodin e ri të serialit "Doktori i mrekullive" do ta ndiqni nesër në ora 19:00

Gepostet von Klan Kosova am Montag, 30. März 2020

 

Artikuj të ngjashëm