Qershorin e 2022-ës u martuan në një ceremoni shumë të bukur që mori vëmendjen e opinionit publik.
Por duket se është dashur të kalojë fiks një vit i plotë nga ai moment në Kosovë, që Arbëri dhe Dafina të jenë çift ‘me letra’.
Futbollisti i njohur ka ‘bartur’ mbiemrin e tij tek partnerja ditën e sotme në Suedi.
Zhvillimi vjen pak javë para se ata të bëhen prindër për herë të parë.
Për pritjen e ëmbël, Dafina foli pak javë më parë në një intervistë për Prive të cilën mund ta ndiqni në vijim. /Prive.al