Pak ditë më parë, sinjale shqetësuese erdhën nga një prej grupeve më të mëdha artistike shqiptare, Babastars.
Lëvizjet në rrjete sociale mes Agon Amigës dhe Skivit që nuk ndiqnin njëri-tjetrin e as nuk përkrahnin projektet e reja siç edhe e do tradita ngritën pikëpyetje të mëdha mbi kompaktësinë e grupit.
Një gjë e tillë nuk u mohua as nga të apostrofuarit por duket se emrat e tjerë të ekipit janë mbledhur për të tejkaluar krizën.
Kjo gjë është bërë e ditur para pak minutash në profilin e menaxherit Dekorim Sahiti në Snapchat.
Si për të dashur të shuajë dyshimet, ai ka postuar një foto nga darka e sontme e ekipit ku dy reperët e apostrofuar, Agon Amiga dhe Skivi shihen përkrah njëri tjetrit bashkë edhe me Onatin.
Duket se ndonjë hatërmbetje eventuale tashmë i përket të kaluarës dhe gjërat për grupin vazhdojnë si gjithmonë, të pandarë nga njëri-tjetri. /Prive.al/