Po vazhdojnë përplasjet në distancë mes Tea Trifonit, ish-konkurentes së “Përputhen” dhe produksionit.
Tea, përkundër që përfundoi me Instagram të mbyllur dhe video sqaruese të fshirë nga Youtube, pas mesnatës është shfaqur sërish në kanalin e saj në Youtube.
Kësaj radhe, dedikimi ka qenë për Olsën.
Ish-konkurentja i ka mëshuar sërish idesë që është detyruar nga autorja (produksioni) që të dalë çift me Andin dhe gjatë tërë kohës, emisioni ka qenë në dijeni të lidhjes së saj me Beartin.
Megjithatë, sipas Teas, lidhja e rreme për publikun është mbajtur në program edhe shkaku i reklamave.
Nuk ka vonuar një përgjigje indirekte nga autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti.
Ajo ka zgjedhur një thënie të Mahatma Gandit duke u shprehur:
“Nuk mund ta ndryshosh mënyrën si njerëzit të trajotjnë apo atë që thonë për ty. E tëra çfarë mund të bësh është të ndryshosh mënyrën se si reagon për këtë”
Aktualisht, programi është në një moment kritik mes akuzave dhe zhgënjimit të ndjekësve prandaj mbetet që të shihet se cila do të jetë rrjedha e ditëve në vijim. /Prive.al