Ditë më parë ju shkruam për planet e Gold AG në lidhje me lançimin së shpejti të rreth dhjetë projekteve muzikore.
E Prive mëson se për realizimin e këtyre këngëve, Ariani do të bashkëpunojë me një spektër të gjerë të producentëve dhe kolegëve.
Studioja e Don Arbas, Alban Furtunës, Blackfish e Genc Prelvukajt, dhe ajo e Burim Krasniqit janë përzgjedhur nga reperi për të inçizuar këngët e reja.
Këto krijime nuk do të jenë të gjitha solo por edhe në bashkëpunim me artistë si Barooti i TBA, Sabri Fejzullahu, Greta Koçi, Shaqir Cërvadiku dhe Duli. Tekstet si gjithmonë do të jenë të shkruara nga vetë reperi dhe do të përfshijnë një larmi temash.
Duket se Gold AG do ta bëjë mjaft nxehtë në dimrin e sivjetmë me projektet që do t’i sjell përgjatë kësaj periudhe. /Prive.al/